Lazio shuan flakët në Marsejë, spanjollet të papërmbajtshme (VIDEO)

25 Tetor 2018
Lazio shuan flakët në Marsejë, spanjollet të papërmbajtshme (VIDEO)

Lazio mori një fitore të rëndësishme në Marsejë, duke siguruar tri pikë të rëndësishme për kualifikimin nga grupi H, që kryesohet nga Frankfurt me pikë të plota.

Atmosfera e ndezur para ndeshjes nga ana e tifozëve vendas nuk i vuri nën presion bardhekaltërit, të cilët shënuan tri herë në portën franceze, ndërsa një gol i Dimitri Payet ishte shumë pak për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Edhe Chelsea nuk e pati të vështirë të thyente BATE Borisov, duke u imponuar 3-1 në “Stamford Bridge”. Eros Grezda luajti pak minuta në barazimin pa gola të Gllasgoë Rangers kundër Spartakut të Moskës.

Fitore të thella regjistruan dy skuadrat spanjolle Villarreal dhe Sevilla, të cilat janë në një tjetër nivel me kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion./EDS/