LeBron bën një tur në Europë para nisjes së aventurës me Lakers (FOTO)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
3 Shtator 2018 21:45

LeBron James ka nisur prej disa ditësh një tur në Europë, para se të fillojë aventurën e tij të re në NBA me Los Angels Lakers. Gjatë ndalesës në Berlin ai është takuar me mbrojtësit e kombëtares gjermane Antonio Rudiger dhe Jerome Boateng.

Vetë mbrojtësi i Chelseat postoi një foto në Instagram bashkë me heroin e tij të basketbollit duke e quajtur një legjendë të gjallë. Ndërsa Boateng mori edhe një fanellë të Lakers me autografin e James.

Basketbollisti amerikan gjeti gjithashtu kohë që të takohej me atleten afrikano-jugore Caster Semenya, fituesen e dy medaljeve olimpike dhe tre medaljeve të arta në Botëror. Garuesja e 800 metrave postoi foton në instagramin e saj duke thënë se ishte ngjarja e vitit që LeBron kishte ndjekur një garë të saj.

James ka shëtitur nëpër Europë ditët e fundit si pjesë e një turi të sponsorizuar nga Nike dhe gjatë ndalesës në Paris është fotografuar edhe me Neymar, gjithashtu figurë kryesore e kompanisë amerikane të veshjeve sportive.

Ai pritet të kthehet shpejt në SHBA ku e pret një sezon i ri i mbushur me sfida, që nis më 16 tetor. i zgjedhur 14 herë në skuadrën All Star, LeBron këtë verë la Cleveland Cavaliers për t’u bashkuar me Los Angeles Lakers, në përpjekje për të ringritur skuadrën e madhe që vitet e fundit, sidomos pas largimit të Shaq O’Niell dhe Kobe Bryant, nuk kishte arritur ndonjë sukses në NBA./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike