LeBron ndihet si në shtëpi te Lakers: Veteranë e të rinj, do të argëtohemi

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
31 Korrik 2018 12:08

Çelja e shkollës “I Promise” në vendlindjen e tij Akron, Ohio, e financuar nga fondacioni i tij, shërben edhe si mundësi për fjalët e para zyrtare të LeBron James si lojtar i Los Angeles Lakers. Në nëj intervistë për ESPN, gjiganti amerikan shprehet gati për aventurën e re. “Më stimulon shumë ideja që do të ndihmoj këtë skuadër prestigjoze që të rikthehet në majat e NBA”, thotë King James. “Natyrisht që Lakers nuk kanë arritur prej disa sezonesh të luajnë playoff, por po flasim për një skuadër të jashtëzakonshme, një klub legjendar që ka bërë emër në këtë sport. Ishte zgjedhja më e mirë për mua dhe familjen time që vendosa të jem pjesë e kësaj skuadre”.

Brenda shkollës "I Promise" në qytetin e lindjes së LeBron James, Akron, Ohio

LeBron shprehet i kënaqur edhe me blerjet që Lakers kanë bërë pasi firmosën me të. “Mendoj që kanë bërë një punë shumë të mirë, kanë marrë lojtarë që e duan këtë sport, si Rondo, Stephenson, Beasley dhe McGee, që jetojnë për basketbollin. Nuk besoj se do të jetë një vit rindërtimi, kemi mundësinë që të bëjmë diçka që pak vetë e mendojnë të mundshme. Mosbesimi ndaj nesh do të jetë një motivim më shumë”.

Por si u mor vendimi për të lënë Cavaliers e për të zbritur në jugperëndim të vendit? “Në fund të sezonit i mendova të gjitha mundësitë, përfshirë edhe idenë për të qendruar në Cleveland. Por në fund, pas një këshillimi të gjatë me familjen, vendosa që lëvizja më e mirë do të ishte firma me Lakers. Jam gati për këtë sfidë, nuk do të jetë e lehtë dhe e di që do të kemi momente të vështira, por kjo është një skuadër e ndërtuar mirë me shumë të rinj interesantë dhe veteranë shumë të mirë. Do të argëtohemi bashkë”.

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike