LeBron pozon për herë të parë me uniformën e Lakers / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 12:09

Ka kaluar pothuajse një muaj që kur Lebron James ka firmosur zyrtarisht me Los Angeles Lakers, por tashmë tifozët mund ta shohin me sytë e tyre lojtarin më të mirë në aktivitet me fanellën e skuadrës së zemrës.

Të mërkurën ai postoi disa foto në Instagram, ku shihej për herë të parë me uniformën e plotë të Lakers, për një fushatë marketingu që Nike po realizon me Undefeated. Ai gjithashtu zbuloi edhe një palë atlete të realizuara posaçërisht për të, me fjalën “King” të stampuar mbi to.

LeBron do të debutojë me këtë uniformë në 18 tetor në Los Angeles, ku Lakers do të presin Portland, ndërsa ndeshjen e parë jashtë do ta luajë në Houston dy ditë më pas. Rikthimi i “Mbretit” në Cleveland do të ndodhë më 21 nëntor, në një ndeshje që pritet të jetë emocionuese për të dy palët.

Ndërkohë, kampionët e Golden State do ta nisin mbrojtjen e titullit – i treti për ta në katër vitet e fundit – në parketin e Oklahoma Thunder. Kjo e fundit ka synime të mëdha këtë sezon dhe do të ketë mundësinë më të mirë për t’i dërguar një mesazh kampionëve në fuqi dhe pretendentëve të tjerë. Kalendari i plotë i ndeshjeve të sezonit të ri të Premier League do të publikohet të premten, por disa nga datat kyçe janë nxjerrë më parë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike