Leeds Unitedi dënohet me 200 mijë funte pas dërgimit të spiunëve në stërvitjen e Derby Countyt

18 Shkurt 2019

Leeds United ka zbuluar në faqen zyrtare se është gjobitur me 200 mijë funte pasi ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt para ndeshjes së tyre në Championship.  

EFL e ka konsideruar veprimin e Leedsit si kundërshtim me Rregulloren 3.4, ku thuhet se “të gjitha çështjet dhe transaksionet që kanë të bëjnë me Ligën, secili klub do të sillet me njëri-tjetrin dhe Ligën me mirëbesim maksimal’.

Rrjedhimisht, skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa është gjobitur me 200 mijë funte dhe gjithashtu është lëshuar një qortim formal që veprimi nuk duhet përsëritur.

Lexo po ashtu: Bielsa pranon se ka dërguar spiun në stërvitjen e Derby Countyt

Për më tepër, Leedsi ka rënë dakord të mbështesin shkrimin e një rregulloreje të re të EFL-së që ndalon ekipet të shikojnë stërvitjet e ekipit kundërshtar 72 orë para një ndeshjeje.

Shefi Ekzekutiv i EFL-së, Shaun Harvey shpjegoi sanksionin dhe zbuloi se bisedimet do të fillojnë më vonë këtë muaj lidhur me rregulloren e re.

The EFL has finalised its investigations into the incident at Derby County’s training ground on Thursday 10 January.

Statement: https://t.co/H00zbbdce6#EFL pic.twitter.com/56jrPn40Kd

— EFL (@EFL) February 18, 2019

“Sanksionet e vëna theksojnë se si veprime të tilla si kjo nuk mund të shihen dhe të veprojnë si një pengesë e qartë nëse çdo klub duhet të ndërmarrë sjellje të keqe në të ardhmen”, tha Harvey.

“Do të doja të falënderoj Leedsin për ndihmën e tyre për ta sjellë këtë çështje në një përfundim sa më të shpejt që ishte praktikisht i mundur”.

? | Statement from EFL and Leeds United

— Leeds United (@LUFC) February 18, 2019

“Tani do të shikojmë të shkojmë përpara nga ky incident dhe të fillojmë diskutimet për futjen e një rregulloreje specifike në një takim me të gjitha klubet këtë muaj”.

Një zëdhënës i Leeds United iu përgjigj sanksionit, duke thënë: “Ne e pranojmë se kemi thyer rregullin 3.4  dhe kërkojmë ndjesë për veprimin që është gjykuar kulturalisht i papranueshëm në lojën angleze dhe dëshirojmë të falënderojmë Shaun Harvey dhe EFL për mënyrën në të cilën kanë kryer hetimet e tyre”. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan