Legjenda e Liverpool pozon me ”Shaqirin” dhe i uron mirëseardhjen (FOTO)

Legjenda e Liverpool Jamie Carragher i ka uruar mirëseardhjen në klub Xherdan Shaqirit në një mënyrë krejt origjinale. Ish-mbrojtësi i Reds-ave duket që është lumturuar shumë me blerjen e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Shaqiri në shkroi dje zyrtarisht me Liverpool pasi klubi pagoi klauzolën prej 13 milionë paundësh që e mbante të lidhur me Stoke Cityn tashmë të rënë në kategorinë e dytë. 26-vjeçari firmosi për pesë vjet në “Anfield” dhe do të kërkojë të lërë gjurmë në provën e tretë me një klub të madh, pasi ka luajtur më parë me Bayern dhe Inter.

Carrager postoi një foto në rrjetet sociale ku i uronte mirëseardhjan Shaqirit duke i shtrënguar dorën një djali muskuloz që ngjante shumë me Xherdanin. “Jam shumë i lumtur që ndihmova Shaqirin të kalonte vizitat mjekësore me Liverpool. Mua më duket ok!”, shkroi legjenda e klubit.

Dhe pasi mori vesh që lojtari i lindur në Gjilan do të mbante numrin 23, si vetë Carrager, ish-mbrojtësi bëri një tjetër postim me humor. “Shëno po aq sa kam shënuar unë me numrin 23 dhe do të jesh një blerje e goditur”, shkruajti Carrager. Numrin 23 para Carrager te Liverpool e ka mbajtur edhe Robbie Fowler, ndërsa së fundmi rezultoi i lirë pas largimit të Emra Can për te Juventus.

Në fakt, golat e Carrager me fanellën e kuq kanë qenë vetëm 5 në 737 ndeshje, një shifër që Jurgen Klopp do të shpresojë që Shaqiri ta kalojë me disa herë, sepse pretendon shumë më tepër nga lojtari i tretë i blerë prej tij këtë verë, pas Naby Keita dhe Fabinhos./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan