Legjenda Stoichkov i sigurt në transferimin e Lautaros te Barcelona: Ka aftësi të mëdha, do kuptohet mirë me Messi dhe Griezmann

22 Maj 2020

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov është i sigurt për nënshkrimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, për të cilin ka folur vetëm fjalë të mira.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me Barcelonën për disa muaj dhe duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Lautaro do të veshë ngjyrat Blaugrana në një të ardhme jo shumë të largët.

“Martinez ka aftësi të mëdha. Ai do të mësojë shumë në Barcelona. Ka një mësues të shkëlqyeshëm si Luis Suarez”, ka thënë fillimisht Stoichkov për TyC Sports.

Lexo po ashtu: Trajneri i Argjentinës, Scaloni: Më mirë nëse Lautaro bashkohet me Barcelonën

“Ai do të ketë një mirëkuptim të mirë me Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele”.

“Atij i pëlqen të garojë shumë, jo vetëm të shënojë gola. Ai po rritet çdo ditë. Unë mendoj se po e dëshmon që në këtë vit”.

“Pyetja nuk është nëse ai mund të luajë apo jo, gjëja e rëndësishme është të garosh”.

“Ai duhet të stërvitet, duhet të futet në këtë stil loje”, shtoi bullgari.

Lexo po ashtu: Messi me fjalë të mëdha për Lautaron: Është mbresëlënës dhe i kompletuar, ngjan me Suarezin

“Kam kaluar tetë vjet në Barcelona duke luajtur si anësor sulmi majtas ashtu edhe djathtas”.

“Të gjithë janë zëvendësues dhe titullar; kjo varet nga mënyra sesi stërviteni gjatë javës”, përfundoi ish-ylli i madh i Barcelonës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com