Leipzig ndërton një dhomë të veçantë për Sarrin

RB Leipzig thuhet se kanë ngritur një mur të veçantë për të krijuar një ambient të vogël në dhomën e zhveshjes për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, i cili është një konsumator i rregullt i duhanit. Ndeshja e parë mes tyre e vlefshme për Europa League përfundoi 3-1 për gjermanët në “San Paolo” dhe ata do të takohen përsëri në “Red Bull Arena” të enjten në mbrëmje. Sipas fotografive të botuara në “Bild”, klubi pritës ka shtuar një mur 3 metra të gjerë, 3.5 metra të lartë – në dhomën e zhveshjes për të krijuar një ambient për të konsumuar duhan.

Me kërkesën e Napolit, të gjithë detektorët e tymit në dhomat e zhveshjes janë gjithashtu të fikur. “Sarri është një duhanpirës i pasionuar, kjo është me të vërtetë e pabesueshme. Unë kurrë nuk kam parë dikë që pi kaq shumë duhan. Faleminderit Zotit, që ai nuk e pi gjatë lojës “, ka thënë kapiteni Marek Hamsik kohët e fundit. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan