Lena në luftë me kohën, mund të digjet deri në verë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 14:06
Mesfushori ende pa ekip, Suedia mbetet zgjidhja "emergjente"

Mesfushori Nijas Lena u largua nga Teuta në merkaton e janarit. Shtatshkurtri gaboi në zgjedhjen e bërë, pasi nuk e kishte llogaritur se kishte luajtur me dy ekipe këtë sezon, KukësinChampions League dhe Teutën në kampionat.

Mundësia e vetme për të mbetet rikthimi te skuadra e Kukësit, ose në ndonjë kampionat që sezoni nuk ka nisur ende. 31-vjeçari ndodhet në Suedi dhe po mundohet të gjejë ndonjë ekip, pasi kampionati nuk ka nisur akoma në vendin skandinav.

Eduasportin.com u interesua për gjendjen e lojtarit dhe duket se situata është mjaft e vështirë. “Akoma nuk kam arritur marrëveshje me asnjë ekip. Jam ende në pritje”, - tregon Lena.
Kampionati shqiptar është një mundësi e mbyllur për të, pasi nga Teuta sapo u largua, ndërsa Kukësi nuk e do. Largimi nga kampionët e Shqipërisë nuk i ka lënë shije të mirë Gjicit. Të shpresojmë se mesfushori do të gjejë një skuadër në Suedi. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike