Leonardo: Cavani ka kërkuar të largohet, oferta e Atletico Madridit e ulët

20 Janar 2020

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur hapur rreth situatës së Edinson Cavanit, duke e konfirmuar kërkesën e tij për largimin drejt Atletico Madridit.

Leonardo e konfirmoi po ashtu që klubi ka marr një ofertë, por sipas tij është e ulët.  L’Equipe ka raportuar se bëhet fjalë për 10 milionë euro, por që është refuzuar.

“Kemi shpresuar që Cavani do të vijonte me ne, por na ka kërkuar të largohet. Po e studiojmë si situatë”.

Leonardo. (Foto: Harold Cunningham/Getty Images)

“Kemi marrë një ofertë nga Atletico Madridi, por nuk është në nivelin e lojtarit. Nuk i kemi vendosur kurrë një çmim Cavanit, e respektojmë dëshirën e tij”.

“Duhet të jemi të qartë: sulmuesi dëshiron të largohet”.

“Zëvendësuesit e tij? Kemi Julian Draxler dhe shumë lojtarë të tjerë që mund të bëjnë rolin e numrit 9”, ka thënë Leonardo.

Cavani gjatë ndeshjes kundër Celticut (Foto: Getty Images)

Kontrata e “El Matador” përfundon në verë dhe PSG nuk mund ta humbasë falas. /Telegrafi/

www.telegrafi.com