Leonardo e pranon se ishin të interesuar për Messin dhe zbulon arsyen pse nuk e transferuan argjentinasin

07 Shtator 2020

Lionel Messi ka vendosur përfundimisht të qëndrojë te Barcelona së paku edhe për një vit tjetër.

Ylli argjentinas e kishte dërguar një faks në klub duke kërkuar largimin si lojtar i lirë, pasi ishte një pikë një kontratën e tij që e lejonte një gjë të tillë.

Megjithatë Barcelona nuk pranoi largimin e lojtarit pasi i bëri të qartë klubeve se duhet paguar klauzola prej 700 milionë eurove për ta lënë të lirë.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Manchester City, Manchester United, Inter, Juventus dhe Paris Saint Germain ishin skuadrat e interesuara për argjentinasin.

Edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo e ka pranuar se ishin interesuar për transferimin e Messit.

“Jemi tunduar për ta transferuar Messin, por ne kishim për qëllim që fillimisht të shitnim futbollistët”.

“Gjithsesi ai është njëri nga më të mirët në botë dhe natyrisht që e tundon secilin skuadër të madhe”.

Leonardo (Foto: PSG English/Twitter)

“Por kur e mendon situatën financiare atëherë bëhet gjithçka më e komplikuar”, deklaroi Leonardo.

Gjithsesi kapiteni i Barcelonës vendosi të qëndroj në Camp Nou së paku edhe për një vit tjetër kur edhe i skadon kontrata në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com