Leonardo nis bisedimet me PSG për objektivin e katalanasve

Leonardo nis bisedimet me PSG për objektivin e katalanasve

Kërkimi i Milanit për një mesfushor të ri qendre i ka çuar ata tek 23-vjeçari i Paris SG, Adrien Rabiot. Mesfushori francez ka qenë gjithashtu një objektiv i një numri të lartë klubesh të tjera të mëdha këtë verë duke përfshirë; Arsenal, Barcelona, Juventus dhe Tottenham Hotspur. Të gjithë klubet e sipërpërmedura kanë pyetur për disponueshmërinë e tij, por kampionët e Francës kanë refuzuar çdo negociatë. Kontrata e Rabiot me Paris SG përfundon verën e ardhshme dhe për këtë arsye është duke menduar se ai mund të jetë në dispozicion në një çmim të ulët, për shkak se në verën e vitit të ardhshëm ai mund të largohet si një lojtar i lirë. Sipas raporteve të mediave franceze drejtori teknik Leonardo do të mbërrijë në Paris për t’u takuar me drejtuesit e klubit francez dhe përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa ai dëshiron të sjellë në “San Siro”, ‘Mr.X’.

Afrimi i Adrien Rabiot do të ishte një tjetër goditje e madhe nga kuqezinjtë në këtë merkato, ndërsa deri tani janë përforcuar me dyshen e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara. Vetëm pak ditë më parë, u sugjerua që Sergei Milinkovic-Savic i Lazo-s ishte subjekt i një oferte nga Milani; megjithatë kjo është konsideruar si një spekulim i thjeshtë. “Djalli” kërkon të kthehet sërish në majë dhe është gati të investojë shuma të mëdha në merkato për të ndërtuar një ekip kompetitiv. Pas përforcimit në mbrojtje dhe në sulm, mesfusha është reparti i vetëm që ka nevojë për një afrim. Gennaro Gattuso kërkon një mesfushor të aftë për të ndërtuar lojën dhe në të njëjtën kohë të ofrojë siguri. Rabiot është ideali, megithatë konkurrenca është e madhe për më tepër ai kërkohet edhe nga Barcelona. Gjithsesi përfshirja e Leonardo është një plus për kuqezinjtë, pasi ai ka një marrëdhënie të mirë me presidentin e klubit të PSG. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.