L'Equipe: 'Bllofi i madh' i Neymar, kthehet te PSG, por do të largohet ose dënohet

03 Korrik 2019

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se Neymar do të kthehet te PSG këtë verë dhe të fillojë stërvitjet me klubin e Ligue 1 dhe se situata e tij në klub e krijuar nga vetë ai, është e pakthyeshme dhe se largimi i tij duket i pashmangshëm.

Nën titullin “Le grand bluff”, që ishte një shfaqje shumë e famshme televizive franceze në vitet 1990 dhe që përkthehet si ‘bllofi i madh’ apo gënjeshtra e madhe, gazeta L’Equipe zbulon se situata e Neymar te PSG është e pakthyeshme dhe se klauzola që flitet se e ka për tu larguar pas dy vitesh nga PSG nuk ekziston fare.

Por kjo nuk do të thotë që ai nuk do të largohet.

Ballina e gazetës franceze

Duke i cituar burime nga afër lojtarit, e përditshmja franceze shkruan se Neymar po fajëson PSG për të gjitha problemet e tij aktuale (ai i referohet akuzave të fundit, problemeve të tij me dëmtimet, dënimin e tij që e mori pasi e goditi një tifoz të Rennes ose edhe dëshirën e tij për t’u kthyer në Barcelonë).

Por në anën tjetër presidenti i gjigantëve të Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi, ua ka bërë të qartë se  nuk do tua dëgjojë më vullnetin lojtarëve yje, duke ua hapur derën.

Neymar gjatë prezantimit te PSG-ja (Foto: Aurelien Meunier/Getty Images/Guliver)

Gjithmonë sipas gazetës Neymar mund të kthehet në stërvitje te PSG, por “nuk është sekret se ai nuk është i lumtur në Paris”.

Një mundësi tjetër është që PSG të vendosë ashpërsimin e masave ndaj tij, pasi ai është nën kontratë me klubin nga Parc des Princes deri në vitin 2022, duke ia bërë atë që ia kanë bërë Adrien Rabiotit, duke e larguar nga aktivitetet e ekipit të parë derisa ai ta bën të çartë të ardhmen e tij në klub.

Lexo po ashtu: Neymari nuk po e mendon largimin nga PSG-ja

Barcelona në anën tjetër nuk ka bërë ndonjë lëvizje për lojtarin e tyre të mëparshëm. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan