“L’Equipe” djeg Italinë: Pas apokalipsit asnjë projekt e asnjë revolucion

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
1 Janar 2018 10:12
Futbolli italian një muaj e gjysmë pas dështimi historik me Suedinë nuk ka rinisur me një projekt serioz

Ka qenë i bujshëm eliminimi nga Botërori rus i Italisë në 2017-n. Pas humbjes historike me Suedinë, që mori biletën e fundit për në Rusi duke lënë italianët në shtëpi, ende nuk janë hedhur hapat e parë për ristrukturimin e futbollit italian dhe ja që revista e njohur franceze “L’Equipe”, kujtohet për këtë aspekt dhe kritikon federatën italiane.

Në fakt, FIGC është ende në pritje të një presidenti të ri pas dorëheqjes së Tavecchio-s, që ishte paraprirë nga shkarkimi i trajnerit të kombëtares Ventura.

“49 ditë më pas. Duke parë situatën  trishtë, ky mund të jetë titulli i një filmi post-apokaliptik. Kaq ditë kanë kaluar nga eliminimi i Italisë, që u privua nga Kupa e Botës për herë të parë pas 60 vjetësh, duke u përkulur nga Suedia. Një javë pas ‘shuplakës’, presidenti i Federatës, Carlo Tavecchio (74 vjeç) i braktisur nga aleatët e tij më të ngushtë, dha dorëheqjen, ndërkohë që u zbraz në një konferencë për shtyp të papërsëritshme. Një largim i paevitueshëm pas 3 vjetësh e gjysmë në pushtet. Por futbolli italian ka premtuar zhvillime të rëndësishme. Një e muaj e gjysmë më pas, projekti i rilindjes ka ngecur”, - shkruan “L’Equipe”./EDS/

Tani është zyrtare: Adios Sampaoli

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Korrik 2018 22:38
Të reja nga Argjentina

Këtë të diel erdhi dhe formalizimin i diçkaje që duhet të kishte ardhur disa ditë më parë: Jorge Sampaoli nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës pas marrëveshjes së tij Federatën e Futbollit të Argjentinës për pjesën e mbetur të kontratës.
Kjo u raportua nga AFA nëpërmjet një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e saj. AFA nuk dha numra specifike se sa i kushton largimi i trajnerit,  gjithashtu dhe dy ndihmësit e tij, përgatitësi fizik Jorge Desio si dhe analisti i videove Matías Manna.

Deklarata zyrtare e AFA-s për largimin e Sampaolit:
“Federata e Futbollit Argjentinas dhe Jorge Sampaoli arritën një marrëveshje të përbashkët për të përfunduar ciklin e tyre për drejtimin e ekipit kombëtar të Argjentinës. Sot, Federata e Futbollit Argjentinas dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë dakord reciprokisht për përfundimin e kontratës së tyre. Gjithashtu, përgatitësi fizik, Jorge Desio dhe analisti i videove, Matías Manna, të cilët bënë vetëlargim”.

“Federata falënderon profesionistët për aktivitetin e zhvilluar me kombëtaren gjatë ciklit të tij”.

Sampaoli kishte dhe pesë vite kontratë me AFA-n, që do të thotë se ata duhet t’i shlyenin atij 20 milion dollar në bazë të kontratës së nënshkruar para se të niste Botërori i Rusisë. Megjithatë, marrëveshja duket se i ka sjellë përfitime Federatës së Futbollit të Argjentinës, e cila tashmë është e lirë që të zgjedhë dikë tjetër në krye të përfaqësueses. /EDS/
**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

De Biasi: Jam i zhgënjyer, dje isha praktikisht trajneri i Polonisë...

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Korrik 2018 17:27
Ai tregon prapaskenat

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, foli në “Maracana” të “RMC Sport”, për temat më të nxehta të momentit: Kampionati Botëror, “Topi i Artë”, CR7 te Juve, dhe më e rëndësishmja diskutoi zërat që e lidhën me një kalim te Polonia. Italiani pranoi se ka qenë afër kombëtares së Polonisë, por në fund drejtuesit zgjodhën një polak.

"Dy vite më parë isha shumë afër Italisë dhe isha përpara një tjetri. Dje unë kam qenë praktikisht trajner i Polonisë, pastaj Boniek zgjodhi një trajner polak: ndjehesha i përjashtuar, isha i zhgënjyer, do të doja të më thoshte ai dhe jo ta merrja vesh në gazetë. Midis klubit dhe kombëtares nuk kam preferencë, do të doja të kthehesha në trajnim dhe të përpiqem të arrij qëllimet", tha De Biasi.

Finalja mes Kroacisë dhe Francës – “Në një ndeshje të vetme të gjitha dallimet mund të reduktohen, edhe nëse unë e shoh Francën si një favorite, një ekip që është rritur shumë me lojtarë me cilësi absolute, por presioni emocional mund të ndihet, francezët kanë shumë për të humbur. Kroacia? Nuk ka egoizëm dhe individualizëm, të gjithë arsyetojnë me 'ne': forca e kroatëve është grupi”.

A është Modric për “Topin e Artë” ? – “Ai e meriton atë, ai ka bërë gjëra të rëndësishme me Real Madridin dhe nëse ai fiton Kupën e Botës ai do të jetë favoriti numër një".

Ronaldo në Juve – “Unë jam shumë i kënaqur që ai është lojtari më i fortë në botë, ai i jep prestigj Serie A. Ai gjithashtu i jep një ndërgjegjësim më të madh shokëve të tij të ardhshëm dhe do të jetë një lider për të gjithë dhomën e zhveshjes së Juventusit. Me Ronaldo-n keni sigurinë që herët a vonë do të shënoni, sigurisht që nuk duhet ta kërkoni atë që të kthehet në mbrojtje. Higuain? Do të përpiqesha ta privoj, por ju duhet të shihni se si do të ndryshojë ekuilibri në dhomën e zhveshjes".

Inter, Roma dhe Napoli kush e shqetëson më shumë Juven? - "Interi tani ka bërë një hap përpara dhe Roma është forcuar, veçanërisht nëse ata mbajnë Alisson: me Napoli ata janë të gjithë në të njëjtin nivel". /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Zyrtare | Polonia emëron trajnerin e ri, emër surprizë!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Korrik 2018 14:04
Nuk është De Biasi

Polonia e ka tashmë një trajner të ri. Adam Nawalka e mbylli pas pesë vitesh në krye të kombëtares së tij dhe tanimë është gjetur pasuesi i tij. Zyrtarisht në krye të ekipit do të jetë Jerzy Brzeczek, 47-vjeçari i cili ka qenë më parë pjesë e kombëtares si lojtar, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ishin disa alternativat e lakuara në media gjatë kësaj periudhe, mes tyre edhe emra si Gianni De Biassi, Slaven Bilic dhe Cesare Prandelli.

Zbigniew Boniek, legjenda polake që është në krye të Federatës, e ka gjetur zgjidhjen brenda vendit. Eksperiencat Jerzy Brzeczek nuk i ka të pakta, pasi prej vitit 2010 e ka nisur karrierën si trajner. Fillimisht ka drejtuar Rakow Czestochowa për katër vite dhe më pas kaloi te Lechia Gdansk. GKS Katowice për dy vite ishte ekipi tjetër i trajnerit të ri të Polonisë, që sezonin e shkuar ka drejtuar Wisła Płock. Tanimë do drejtojë kombëtaren e tij, me të cilën ka fituar medaljen e argjendtë në Olimpiadën e vitit 1992 në Barcelonë.

Si lojtar karrierën e ka kaluar në Poloni, por ka luajtur edhe në Austri e Izrael. Maccabi Haifa ka qenë ekipi i tij në vitin 2000 dhe ia ka dalë të shënojë me ta 11 gola. Me Poloninë si lojtar Brzeczek është aktivizuar në 42 takime dhe ka realizuar katër herë.  Me eliminimin nga grupet e Botërorit "Rusi 2018" ishte e nevojshme të bëhej një ndryshim dhe shpresohet shumë që të vijnë rezultatet pozitive. Lojtarët cilësorë Polonisë nuk i mungojnë.  /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare | Hierro refuzon, Spanja pa trajner dhe drejtor sportiv

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
8 Korrik 2018 13:56
Nuk ka më asnjë paqartësi

Fernando Hierro është një emër i nderuar në Spanjë, teksa si lojtar ka spikatur me Real Madrid dhe ka qenë pjesë e kombëtares. Para nisjes së kampionatit botëror “Rusi 2018”, ai pranoi ofertën e Federatës spanjolle për të drejtuar ekipin e vendit të tij pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Ecuria e Spanjës në Botëror nuk ishte ajo që pritej, pasi kaloi grupet dhe më pas u eliminuar direkt nga Rusia organizatore. Ndodhi pas gjuajtjes së 11-metërshave dhe ky eliminimin ka bërë që të shihet pozicioni i Hierro-s.

Atij i është propozuar që të rikthehet në pozicionin e tij të mëparshëm si drejtor sportive, por e ka refuzuar diçka të tillë dhe gjithçka është zyrtare. “Pas shumë kilometrave të bëra së bashku, Federata Spanjolle e Futbollit dhe Fernando Hierro i dhanë bashkëpunimit të tyre me përfundimin e pjesëmarrjes së Spanjës në Kupën e Botës Rusi 2018. Trajneri i fundit spanjoll ka refuzuar të kthehej në postin e tij si drejtor sportiv në Federatën Spanjolle të Futbollit, në mënyrë që të kërkojë të zbulojë horizonte të reja dhe të ndërmarrë sfida të reja profesionale”, shkruhet në një pjesë të deklaratës së bërë nga Federata Spanjolle e Futbollit, që e falënderon shumë Hierro-n për pranimin e ofertës për të drejtuar Spanjën në Botëror. Ish-kapiteni i Real Madrid dëshiron të drejtojë një tjetër skuadër tani, ndaj edhe e ka marrë këtë vendim. Në të shkuarën ka qenë asistent i Carlo Ancelotti-t te madrilënet, ndërkohë që si trajneri ka drejtuar Oviedo. Tanimë ai pret ofertën e duhur për të vijuar karrierën si trajner. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.