Lëvizje në merkato/ Panathinaikos kërkon ish- mesfushorin e kombëtares shqiptare

23 Maj 2020

Skuadrat në gjithë Europën kanë filluar interesimet për merkaton edhe pse kriza e koronavirusit nuk i favorizon.

Klubi elitar grek, Panathinaikos edhe pse dekadën e kaluar nuk kaloi një moment të mirë financiar duket se shpëtimin e gjen tek shqiptarët.

Në fillim Kaçe i cili u huazua nga PAOK, dhe tani Vullnet Basha, vëllai i Migjen Bashës i cili përfaqësuar kombëtaren shqiptare vetëm një herë.

Basha luan tek Wisla Krakow në Poloni dhe në moshën 29- vjeçare ai ka veshur fanellat e disa skuadrave zviceriane apo spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com