Lewandoski "hat-trick" në fitoren e Bayernit ndaj Schalkes, debuton Coutinho dhe Perisic

24 Gusht 2019

Bayerni Munich ka arritur fitoren e parë në sezonin e ri të Bundesligës pas barazimit kundër Hertha Berlinit.

Bavarezët triumfuan si mysafirë në stadiumin Veltins Arena kundër Schalke 04 me rezultat të pastër 3-0, ku shkëlqeu me tri gola Robert Lewandowski.

Kampionët në fuqi gjatë gjithë ndeshjes dominuan në derbin e javës dhe kjo rezultoi me rrëmbimin e tri pikëve.

💥💥💥💥💥💥

🔴⚪️ #S04FCB 0-2 (53') pic.twitter.com/1H49Fnr1jt

— FC Bayern München (@FCBayern) August 24, 2019

Serinë e golave për rekordmeisterin e nisi i zakonshmi, sulmuesi Lewandowski, i cili realizoi nga pika e bardhë në të njëzetën minutë. Paraprakisht, në zonën e rreptësisë ishte ndalur pa të drejt Kinglsey Coman.

Në takimin debutoi edhe Philipe Coutinho, i cili kishte në dispozicion 30 minuta, ku shfaqi një lojë të mirë dhe pozitive. Po aq kohë luajti edhe mesfushori anësor, Ivan Perisic, i cili pati një paraqitje solide.

Megjithatë golin e dytë personale për bardhekuqtë e shënoi pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Lewandowski, i cili realizoi nga gjuajtja e lirë prej një distance 25 metrash.

Po i njëjti lojtar trefishoi epërsinë e ekipit me het-trick sulmuesi polak 15 minuta para përfundimit të ndeshjes.

⚽ @Phil_Coutinho #packmas

🔴⚪️ #S04FCB 0-2 (69') pic.twitter.com/LAtJbPrGXk

— FC Bayern München (@FCBayern) August 24, 2019

“Mbretërit e kaltër” kishin disa gjysmëraste por, të cilat përfundonin para portës së portierit Manuel Neuer.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste që vlen për tu theksuar dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 3-0.

Pas kësaj, Bayerni zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me katër pikë gjersa lider është Borussia Dortmund me gjashtë sosh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com