Lewandowski do të operohet gjatë këtij sezoni, por do të vendosë vet për kohën

05 Nëntor 2019

Trajneri i përkohshëm i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka bërë të ditur se Robert Lewandowski do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ije.

Sulmuesi polak ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke i shënuar 20 gola në 16 ndeshje, mirëpo ai duhet të operohet dikur gjatë këtij sezoni.

Lexo po ashtu: Lewandowski shkruan histori në Bundesliga me golin e shënuar ndaj Union Berlinit

“U befasuam kur lexuam për këtë në media. Ai ka probleme, por nuk ka dhimbje dhe është e qartë se diçka duhet të bëhet”.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Ai do mendojë për kohën se kur do ta bëjë. Nuk do të ishte mirë ta ndërpresim rrjedhën pozitive që po e përjeton, por do të jetë vendimi i tij dhe ne do ta respektojmë”, ka deklaruar Flick.

Ndeshja e radhës e Bayernit është ajo kundër Olympiacosit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve që do të shënojë edhe drejtimin e parë të trajnerit të përkohshëm. /Telegrafi/

www.telegrafi.com