Lewandowski e pranon se kërkoi largimin dhe zbulon motivin

Robert Lewandowski thyen heshtjen në një intervistë me “Sport Bild” në të cilën publikisht zbuloi se ai kërkoi të largohej nga Bayern në fund të sezonit të kaluar për shkak se nuk ndieu mbështetje nga klubi kur gjërat nuk shkuan mirë. “Në prill dhe maj pothuajse të gjithë më sulmuan dhe nuk ndihesha i mbrojtur nga klubi, ndihesha i vetëm në atë situatë. Nuk kam shënuar në dy ose tre ndeshje të rëndësishme dhe papritmas të gjithë po flisnin për mua dhe po më sulmonin. Unë nuk pash askënd që të më mbronte në atë kohë. Asnjë zyrtar nuk më mbrojti”, rrëfeu sulmuesi polak.

Pra, Lewandowski kërkoi nga agjenti i tij Pini Zahavi që t’i gjente një klub tjetër. Real Madrid ka qenë pas sulmuesit 30-vjeçar për vite me radhë dhe vlerësoi blerjen e tij pas largimit të Cristiano Ronaldo te Juventusi, por qëndrimi i Bayern nuk ndryshoi nga vitet e mëparshme dhe ata ishin kundër një marrëveshjeje. “Ishim në kërkim të një tjetër klubi me Pini, sepse në atë kohë nuk ndihesha mirë në Mynih. Në atë periudhë ndjeva sikur të isha i vetëm në Bayern për një sezon dhe prandaj mendova të largohesha”, vazhdoi polaku.

Por ndryshimi i ndjenjave pas verës ka bërë që Lewandowski të bashkohet me familjen e tij në Bayern. “Zemra ime është kthyer në Bavari, në Mynih. Tifozët janë pas meje dhe unë e kam kuptuar se ata ende më duan”, shtoi ai. Kështu mund të thuhet se sulmuesi polak nuk mendon më të largohet nga Bayern dhe premton besnikëri në tre vitet që mbeten në kontratë. “Unë mund të shoh se jam shumë i rëndësishëm për klubin, Bayern nuk ka dashur të hyjë në negociata me ndonjë klub dhe nuk dëshiron të flasë me askënd, kjo tregon madhësinë dhe stabilitetin e këtij klubi. Unë dua t’i kthej të gjitha këto në klub. Kam tre vite kontratë dhe kurrë nuk do të luftoj me klubin, nuk do ta humbas kohën duke menduar për vendet e tjera”, tha sulmuesi. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan