Lewandowski ka shënuar 201 gola në Bundesliga, këto janë 24 skuadrat gjermane që i ka ndëshkuar bomberi polak

07 Prill 2019
Lewandowski ka shënuar 201 gola në Bundesliga, këto janë 24 skuadrat gjermane që i ka ndëshkuar bomberi polak

Robert Lewandowski ka qenë vendimtar në fitoren e Bayernit 5-0 ndaj Borussia Dortmundit.

Ylli polak ka shënuar dy herë në suksesin e bavarezëve për t’i ngritur në pozitën e parë në tabelë.

Me dy golat ndaj Dortmundit, Lewandowski e ka quar në 201 numrin e golave të realizuar në Bundesligën gjermane.

Këta 201 gola, Lewandowski i ka arritur me fanellën e dy skuadrave, Borussias së Dortmundit dhe Bayern Municht.

Ekipi i preferuar i polakut është Wolfsburg, të cilës skuadër Lewa i ka shënuar 20 gola.

Pas Wolfsburgut është Augsburgu që Lewandowski i ka shënuar 18 gola, ndërsa Bremen, Mainz e Freiburg kanë pranuar nga 14 gola nga polaku. /Telegrafi/

www.telegrafi.com