Lewandowski: Mund ta mbyll karrierën te Bayern Munich

11 Mars 2019
Lewandowski: Mund ta mbyll karrierën te Bayern Munich

Sulmuesi polak nuk e përjashton mundësin që ta mbyllë karrierën me kampionët e Bundesligës.

Robert Lewandowski, tash e sa vite është sulmuesi kryesor i Bayern Munichut dhe cilësohet si një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij.

Bayerni ka refuzuar disa herë oferta të majme për reprezentuesin e Polonisë dhe tani ai po mendon që të luajë deri në fund të karrierës me bavarezët.

Robert Lewandowski duke festuar një nga golat . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Gjithçka po ecën mirë këtu, unë ndihem mirë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me klubin”.

“Mund të luaj në nivelet më të larta edhe për pesë deri në shtatë vite”.

Robert Lewandowski . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Jam pjesë e Bayernit tash e sa kohë dhe ky është një prej klubeve më të mëdha në botë”.

“Duke qenë pjesë e këtij klubi kam gjithnjë mundësi të përmirësohem më shumë”,  ka thënë Lewa. /KP/

www.telegrafi.com