Lewandowski: Nuk ndihem si 31-vjeçar, më e mira ime ende nuk ka ardhur

21 Nëntor 2019

Robert Lewandowski është duke shijuar një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit me Bayern Munichun, por insiston se ka vend që ai të përmirësohet edhe më tej.

Reprezentuesi polak ka 23 gola në 18 ndeshje të klubit deri më tani këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në ligat kryesore të Evropës.

Sidoqoftë, Lewandowski beson se ai tani po i afrohet formës së tij dhe mund të përmirësohet edhe më tej, duke këmbëngulur se nuk i ndien 31 vitet e tij.

Lexo po ashtu: Lewandowski thyen rekordin 51-vjeçar të mbajtur nga legjenda Gerd Muller

“Kam punuar shumë për këtë formë. Aktualisht po kalon në mënyrë të përsosur, trupi im ndjehet mirë”, ka thënë fillimisht Lewandowski për Sport Bild.

“Është mirë ta kem këtë në mendje, por nuk do të thotë që po pushoj. Dua të bëhem edhe më i mirë”.

Lexo po ashtu: Lewandowski shkruan histori në Bundesliga me golin e shënuar ndaj Union Berlinit

“Unë e di kur mund të bëj më shumë dhe kur duhet të ngadalësohem. Pasaporta ime thotë: ‘Robert Lewandowski, 31 vjeç’. Por nuk jam kështu”.

“Më e mira ime po fillon tani dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera. Më e mira akoma ka për të ardhur”, përfundoi polaku. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan