Lewandowski zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

29 Nëntor 2019

Liga e Kampionëve ka zgjedhur sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë të javës.

Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Shumica e ekipeve të mëdha, por edhe lojtarëve provuan përsëri veten se janë ndër më të mirët edhe këtë sezon.

Lexo po ashtu: Lewandowski me rekord pas katër golave brenda një ndeshje në Ligën e Kampionëve, polaku barazon edhe një rekord të Messit

Njëra nga to është Bayern Munichu që fitoi në udhëtim te Cervena Zvezda me rezultat të thellë 6-0.

Heroi i Bavarezëve padyshim se ishte sulmuesi polak, Lewandowski, i cili shënoi plot katër gola për vetëm 14 minuta.

🥇 Who else? FOUR-goal hero Robert Lewandowski claims the prize this week! ⚽⚽⚽⚽#UCL | #POTW | @FTBSantander pic.twitter.com/QPpuvUPKOo

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 29, 2019

Paraqitja superiore e polakut nuk ka mbetur pa u vlerësuar, pasi ai ka fituar garën për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Lewa në këtë garë mposhti Lionel Messin, Keylor Navasin dhe Romelu Lukakun. /Telegrafi/

www.telegrafi.com