Lichtsteiner pritet të largohet nga Arsenali

15 Maj 2019

Aventura e Stephan Lichtsteinerit tek Arsenali mund të mbyllet vetëm pas një sezoni në Emirates Satdium.

Mbrojtësi zviceran nuk ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Unai Emery dhe u shpreh hapur se në një situatë të tillë e ka të vështirë të vazhdojë aventurën me Topçinjtë.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Stephan Lichtsteiner

35-vjeçari është shprehur se pret fundin e sezonit për të pare se çfarë do të ndodhë, teksa për momentin është shprehur se është i fokusuar për finalen e Europa League, të cilën dëshiron ta fitojë me çdo kusht – transmeton KP.

Veterani zviceran ka oferta nga klube të tjera në Ligën Premier, por nuk përjashtohet edhe një aventurë e tij në Major League Soccer në Amerikë.

Kujtojmë që Lichtsteiner u transferua te Arsenali në edicionin e kaluar, pasi i mbaroi kontrata me Juventusin.

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan