Liga e Evropës/ Kukësi merr një shuplakë nga Torpedo Kutaisi

Kukësi mori një humbje të hidhur në sfidën e luajtur në stadiumin “Mikheil Meski” kundër gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit me rezultatin 5-2 në takimin e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës. Që me shkuarjen e verilindorëve në Gjeorgji, pati tensione të cilat nuk munguan as në fushë në disa momente. Mosdhënia e vizave për 4 lojtarë të ekipit shqiptar, solli reagimin e këtyre të fundit. Me këtë rezultat, do të jetë e vështirë për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu që të mund të kalojë për në play off në Ligën e Evropës. Tekniku pikë së pari duhet të ndërhyjë në repartin difensiv, që në këtë takim shfaqi probleme të mëdha.

Nisja ka qenë ajo më e keqja për Kukësin, që e gjeti veten në disavantazh, pasi Kukianidze realizoi për vendasit. Verilindorët tentuan të barazonin, por mbrojtja e ekipit gjeorgjian ishte e pozicionuar. Madje në të 12’, Kukianidze iu afrua golit të dytë. Por mesfushori gjeorgjian nuk gaboi 3 minuta më pas dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Pas golit të dytë, Kukësi sikur u ngjall dhe ia doli të shkurtonte rezultatin në të 22’, pasi Harba realizoi me një gjuajtje fantastike nga jashtë zone. Goli acaroi vendasit e pati përplasje. Arbitri dha karton të verdhë për Kimadze nga Torpedo, dhe Musollin për Kukësin.

Gjeorgjianët e shtuan ritmin dhe gjetën golin e tretë me anë të Lazar Marin në të 38’. Por reparti difensiv shfaqi probleme në këto minuta të luajtura, e kjo u shfrytëzua nga Torpedo Kutaisi që gjeti golin e katërt me anë të Kimadze-s, me një goditje nga jashtë zone.

Rexhinaldo për verilindorët kishte mundësinë të realizonte golin e dytë në të 39’, por gaboi para porte. Pjesa e dytë nisi e vrullshme për miqtë, që rrezikuan me Rexhinaldon 2 herë. Por Laçni shkaktoi panik te shqiptarët, pasi gjuajtja e tij goditi traversën. Në të 75’, prapë Rexhinaldo shpërdoroi një pasim të Donjet Shkodrës për të ngushtuar rezultatin.

Pavarësisht përpjekjeve kur duheshin edhe 4 minuta nga fundi i takimit, vendasit realizuan golin e pestë me anë të Kapanadze shënon për Torpedon.

Por 2 minuta më pas, Plaku realizoi golin e dytë për verilindorët, nga pika e bardhë e 11 metërshit. Rustem Hoxha u pengua brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti. Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan