Liga e Evropës/ Lazio kualifikohet, Strakosha vendimtar (video)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 21:01
Kalon grupin edhe Eintracht në Grupin H

Lazio nuk mund t’i lejonte vetes që të gabonte në shtëpi në takimin kundër Marseille-s. Bardhekaltrit, bashkë me gjermanët e Eintracht Francfurt-it siguruan kualifikimin në Grupin H, kur kanë ngelur edhe nga dy përballje në grup për secilin ekip. Zëvendëskampionët e Francës e patën mjaft të vështirë që t’i bënin ballë lacialëve, ku që nga minuta e parë e nisën lojën tre shqiptarë, Strakosha në portë, Durmishi dhe Berisha në mesfushë.

Immobile në këtë takim kreu detyrën e asistuesit duke ndihmuar në golat e Parolo-s e Correa-s, Thauvin i dha një fije shprese miqve, por bardhekaltrit u mbrojtën mirë, madje iu afruan disa herë golit të tretë. Në fund të lojës, Strakosha bëri një pritje shpëtimtare pas tentativës së Marusic-it. Eintracht mundi në Qipro ekipin e Apollon Limassol me rezultatin 2-3. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike