Liga e Kampionëve ka filluar të kthehet në problem: Pa datë, pa format, pa vend organizues

04 Qershor 2020

Finalja e Ligës së Kampionëve është zakonisht një nga ditët që parashikohet më herët dhe vihet në kalendarin e futbollit, por këtë sezon po shkakton një kokë dhembje të vërtetë për UEFA-n dhe presidentin e saj, Aleksander Ceferin.

Finalja e garës më të madhe të futbollit evropian nuk ka ende një datë dhe vend të konfirmuar, megjithëse ka insistim që UEFA, deri në fund do të mundohet ta mbyll në Stamboll.

UEFA ishte tërhequr sa i përkët Ligës së Kampionëve, duke iu dhënë leje kampionateve vendase që të gjenin zgjidhje për shkak të pandemisë së COVID-19.

UEFA sakrifikoi muajt e qershorit dhe korrikut duke e lënë Ligën e Kampionëve të vazhdoj në gusht.

Tani dyshimet në lidhje me finalen në Stamboll janë rritur dhe UEFA po kërkon opsione alternative. Aktualisht po pyesin për qytete të mundshme tjera evropiane, ku mund të luhej gara.

Lisbona, Madridi dhe Munihu janë marrë në konsideratë përpara një vendimi që pritet të vijë më 17 qershor, por MARCA ka kontaktuar organizatorët e finales së Stambollit dhe janë siguruar se asgjë nuk ka ndryshuar deri tani.

Pamje nga ndeshja Napoli – Barcelona (Foto: Michael Steele/Getty Images)

Problem nuk mbetet vetëm vendndodhja, pasi edhe formati për pjesën e mbetur të garës duhet të konfirmohet. Fillimisht ideja ishte që gara të luhej normal, me 27 ndeshjet e Ligës së Evropës dhe 17 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Por tani po mendohen opsione të tjera, duke larguar sistemin me dy ndeshje deri te një ndeshje e vetme në një mini-turne në të njëjtin vend me tetë skuadra.

Kjo do të bënte që të zvogëlohet udhëtimi dhe ditët e garës.

Pamje nga ndeshja PSG – Dortmund (Foto: UEFA – via Getty Images)

Operatorët televiziv nuk janë tifozë të opsioneve alternative, pasi edhe kanë paguar shuma të mëdha për drejtat.

Futbolli Evropian nuk do të kthehet derisa ligat vendore të përfundojnë të gjitha, me Italinë që pritet të jetë e fundit.

Atalanta, Napoli dhe Juventus janë ende në Ligën e Kampionëve, megjithëse Napoli dhe Juventus nuk janë ende në çerekfinale, ndërsa Interi dhe Roma garojnë në Ligën e Evropës.

Aaron Ramsey (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

Seria A përfundon më 2 gusht, që do të thotë që ndeshja e dytë e 1/16 e Juventusit ndaj Lyon nuk mund të luhet para 5 gushtit.

Nëse gjërat qëndrojnë kështu si janë, finalja e mundshme mund të jetim mes 26 dhe 29 gusht, që paraqet problem nëse sezoni i ardhshëm fillon në 12 shtator.

UEFA po vazhdon të punojë ngushtë me organet organizative dhe qeveritë vendore para se të marrë një vendim për 17 qershor se ku dhe kur do të luhet finalja e këtij sezoni, dhe si skuadrat do të arrijnë atje. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan