Liga e Kampionëve: Kalendari, datat dhe vendet ku zhvillohen ndeshjet e mbetura

15 Qershor 2020

Pas një mbledhje të mbajtur në Komitetin e UEFA-s është vendosur që sezoni 2019/20 i Ligës së Kampionëve duhet të përfundojë, pasi ishte ndërprerë në mesin e muajit mars shkaku i shpërthimit të coronavirusit.

Pasi tashmë ka filluar të rikthehet sporti më i ndjekur në botë, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që nga 12 gushti deri më 23 gusht të zhvillohen ndeshje në Lisbonë të Portugalisë.

Ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales që ende nuk janë luajtur do të mbesin në stadiumet përkatëse.

Pamje nga ndeshja Napoli – Barcelona (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Juventusi do tĂ« pres Lyonin nĂ« Torino, derisa ndeshja e parĂ« nĂ« FrancĂ« kishte pĂ«rfudnuar 1-0, Barcelona do jetĂ« nikoqir i Napolit (ndeshja e parĂ« 1-1 nĂ« San Paolo), Bayern Munich – Chelsea (ndeshja e parĂ« 3-0 nĂ« Stamford Bridge), Manchester City – Real Madridi= (2-1 ndeshja e parĂ« nĂ« Santiago Bernabeu).

Finalja e Superkupës së Evropës do të zhvillohet në Budapest më 24 shtator. Ka po ashtu edhe datat për tetë ndeshjet e fundit që zhvillohen në Lisbonë.

Çerekfinalet: 12, 13, 14, 15 gusht

Gjysmëfinalet: 18-19 gusht

Finalja: 23 gusht. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com