Liga e Kampionëve zgjedh ‘ekipin e vitit 2019’, dominojnë lojtarët e Liverpoolit

15 Janar 2020

Liga e Kampionëve ka zgjedhur ekipin më të mirë të vitit 2019, ku formacioni dominohet nga lojtarët e kampionëve aktual, Liverpoolit.

Mbi dy milionë votues kanë bërë zgjedhjet e tyre në faqen e Ligës së Kampionëve.

Ata kanë zgjedhur tashmë formacionin më të mirë të vitit 2019 në garën më të madhe elitare në klubeve.

Lexo po ashtu: Rikthimi i Ligës Premier në majat e futbollit evropian – Liverpooli ‘sundues’ i Evropës dhe Botës, Chelsea fitues i Ligës së Evropës

Liverpooli si kampion i sezonit të fundit ka plot pesë lojtare në formacion, ndërsa pas tij vjen Barcelona dhe Juventusi me nga dy dhe Bayern Munich e Manchester City me nga një.

Liverpooli dominon formacionin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Portieri me më shumë vota është zgjedhur Alisson Becker, ndërsa në mbrojtje gjenden bashkëlojtarët e tij: Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Virgil van Dijk dhe holandezi i Juventusit, Matthijs de Ligt.

Lexo po ashtu: Këto janë dhjetë golat më të bukur të dekadës në Ligën e Kampionëve – nuk mungojnë perlat e Messit dhe Ronaldos

Mesfusha përbëhet nga ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe ai i Barcelonës, Frenkie de Jong.

Sulmi është i mbipopulluar me Sadio Mane, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski. /Telegrafi/

🎇 #TeamOfTheYear 2019 revealed! 🎇

More than 2 million votes were cast – thanks for taking part! 🙌

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) January 15, 2020

www.telegrafi.com