Liga e Kombeve/ Izraeli mund Skocinë dhe i dërgon një sinjal Shqipërisë

11 Tetor 2018
Liga e Kombeve/ Izraeli mund Skocinë dhe i dërgon një sinjal Shqipërisë

Izraeli mori një fitore mjaft të rëndësishme në takimin e dytë të Ligës së Kombeve në Grupin C1 ndaj Skocisë në shtëpi. Në stadiumin “Sammy Ofer”, ekipi hebre përmbysi skocezët në pjesën e dytë dhe tani shkon në kuotën e 3 pikëve, po aq sa edhe Shqipëria dhe Skocia. Ky rezultat e bën edhe më interesant luftën për të shkuar në fazën pasardhëse të tri kombëtareve.

Sfida nisi mjaft e luftuar me të dyja ekipet. Miqtë e gjetën golin e barazimit me anë të Charles Mulgrew në minutën e 25 nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre, ndërsa në të dytën izraelitët u futën më kërkues në fushë.

Goli i barazimit erdhi pas 7 minutash lojë me autor Dor Peretz. Situata u komplikua për skocezët në të 61’, pasi John Souttar mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Për vendasit minuta e 75 solli festë, sepse Kieran Tierney shkaktoi autogol dhe i dha avantazhin Izraelit. Deri ën përfundim të takimit, kombëtarja izraelite ruajti rezultatin dhe mori 3 pikë me vlerë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.