Liga e Kombeve/ Shqipëria pa ide e konfuze, Strakosha bën mrekullinë, mban kuqezinjtë në lojë

07 Shtator 2020

Shqipëria po luan ndeshjen e dytë në grupin ku bën pjesë, ndërsa përballë ka Lituaninë

Si rrallë herë në kohet e fundit, Shqipëria zhvillon mbase pjesën e parë më të vështirë në periudhën Edy Reja.

Ndaj Lituanisë kuqezinjtë ishin inekzistent në fushë, të paktën deri më tani, në pjesën e parë.

Të besuarit e teknikut italian e kishin shumë të vështirë të dilnin në lojën e tyre, një ekip pa ide dhe të pa qartë në fushë.

Nuk patën asnjë impakt as ndryshimet e bëra në formacion. Laçi nuk arriti të zëvendësoj si duhet Keidi Barën ndërsa Sadiku as nuk u shërbye në zonë as nuk arriti të godas asnjë herë kuadratin.

Lojtari më i mirë për kuqezinjtë ishte portieri Tomas Strakosha.

Gardiani i Lacios mbajti shqipërinë në lojë duke shmangur dy raste të pastra për gol.

 21: 18 – Shqipëria pa “busull”, Strakosha bën heroin

Ndryshe nga se pritej, Shqipëria e ka shumë të vështirë të dalë në lojën e sajë përballë Lituanisë.

Ndryshimet në formacion nuk kanë patur deri më tani impaktin që Edy Reja shpresonte.

Ekipi përfaqësues e ka të vështirë të dalë shpejtë dhe në mënyrë të qartë, e kanë po ashtu të vështirë të kontrollojnë lojën e aq më pak të jenë të rrezikshëm.

Asnjë goditje në kuadrat ndërsa rastin më të mirë e kishin miqtë në këtë fillim të sfidës, ku u desh një mrekulli e Strakoshës për të mbajtur portën e paprekur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com