Liga e Kombeve, UEFA gjobit dhe paralajmëron Spanjën

16 Tetor 2018

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, pritet të ndëshkojë Federatën Spanjolle të Futbollit, për shkak të sjelljeve të pahijshme nga tifozët.

Kjo nuk është hera e parë për federatën Spanjolle, pasi edhe në të kaluarën janë gjobitur për shkak se tifozët kishin fishkëllyer himnin kombëtar të Irlandës në vitin 2010, ndeshje e vlefshme për Kampionatin Evropian dhe përkundër paralajmërimeve dhe masave, në Stadiumin Benito Villamarin, tifozët vazhduan ta fishkëllejnë himnin e Anglisë.

Shuma e kësaj gjobe akoma nuk bëhet e ditur, pasi do të varet nga raporti i delegatëve të UEFA-s, por duke marrë parasysh që një nga principet bazë të kësaj organizate është respekti ndaj kundërshtarit, atëherë gjoba pritet të jetë mjaft e lartë. Shqetësimi kryesor i Spanjollëve është akuza e mundshme për racizëm, gjë për të cilën u akuzua edhe Polonia që në javën e parë të Ligës së Kombeve. Nëse kjo gjë do vazhdojë të përsëritet, atëherë UEFA mund ta detyrojë Spanjën të luajë në stadiume pa tifozë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan