Liga i kalon “topin” qeverisë, i paraqet Fidel Yllit rrugëzgjidhje, dorëzon raportin e plotë për katër kërkesat

25 Shtator 2020

Fidel Ylli i kërkoi Ligës së Profesionistëve t’i dorëzojë një raport të plotë ku të shpjegonin, argumentonin, katër kërkesat e tyre, në mënyrë që ky raport ti paraqitej më pas ekspertëve të Ministrisë së Financave. Ky raport i është dorëzuar negociatorit të zgjedhur nga qeveria, Fidel Yllit, një material i përgatitur nga një grup ekspertesh që fokusohet kryesisht te ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standarteve dhe praktikave europiane. Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hov cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit, lexohet ndër të tjera në reagimin e Ligës së Profesionistëve.

Ligaaaaaa

Ky reagim i Ligës vjen si një përgjigje ndaj deklaratws së bërë nga ministrja Denaj, e cila në një prononcimin për News24 theksoi se 2 nga katër kërkesa e Ligës ishin të pazbatueshme, por në çdo rast, si qeveri, ishin të hapur për të mirëpritur çdo zgjidhe apo ide inteligjente që mund të përmirësonin ligjin për sportin në mënyrë që Liga ti jap fund bojkotit të nisur më 12 shtator. Ky shihet si një tjetër hap pozitiv për të dërguar palët drejtë një tryeze të përbashkët por zgjidhja e këtij ngërçi duket e largët për sa kohë palët nuk tërhiqen nga vendimet e marra, Liga nuk zbret në fushë pa u miratuar me ligj kërkesat e tyre ndërsa kryeministri Rama nuk pranon të takoj grupin negociatorë në një kohë kur bojkoti qëndron në fuqi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan