Liga Profesioniste nuk tërhiqet, futbolli vazhdon bojkotin, nisja e kampionatit ende larg

12 Tetor 2020

Liga Profesioniste nuk tërhiqet dhe konfirmon edhe një herë bojkotin e Superligës. Klubet e Superligës janë mbledhur paraditen e së hënës dhe kanë vendosur të qëndrojnë stoik ndaj kërkesave që i kanë bërë qeverisë.

1. Futbolli Kthehet Ne Fushe Ekskluzive, Mbledhje Urgjente E Liges, Superliga Nis Javen Tjeter

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, ka bërë të ditur pas mbledhjes presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com