Ligue 1 apo Serie A? Dy oferta të rëndësishme për talentin Bastien Toma

15 Qershor 2020

Bastien Toma mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Sioni dhe Superliga e Zvicrës për një kampionat më të madh.

Mesfushori nga Kosova që ka shkëlqyer në kampionatin zviceran në vitet e fundit ka dy oferta të rëndësishme, një nga Serie A dhe një tjetër nga Ligue 1.

20-vjeçari po futet në vitin e fundit të kontratës me Sionin e cila skadon në verën e vitit 2021 dhe klubi zviceran do ta shes për të fituar nga largimi i tij.

Dy skuadrat e mëdha, Monaco dhe Atalanta janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin qendror.

Toma është ndjekur që një kohë të gjatë nga skautët e dy klubeve të cilat raportohet se kanë dorëzuar ofertat e tyre te Sioni.

Le10sport raporton se Monaco ka ofruar një shumë mbi tre milionë euro për lojtarin, por nuk dihet nëse oferta e Atalantës është më e lartë.

Në anën tjetër mediat zvicerane kanë raportuar se interesim për kosovarin ka edhe nga klubet gjermane.

Reprezentuesi i Zvicrës U-21 ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me Sionin në vitet e fundit, ndërsa këtë edicion nga 22 paraqitje ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime.

Largimi i tij nga Sioni në verë është i sigurt, por mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh Toma, Monacon apo Atalantën. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan