Ligue 1/ Marseille e nis me poker golash ndaj Toulouse (video)

E udhëhequr nga Dimitri Payet, skuadra e Marseille e nisi me fitore sezonin e ri të Ligue 1. Në shtëpi në “Velodrome”, djemtë e Rudi Garcia-s fituan me rezultatin 4-0 ndaj Toulouse që e pati të pamundur t’u bënte ballë.

Fantazisti francez, Payet realizoi dygolësh, në të 45’ me penallti dhe në të 62’, shtyu topin në rrjetë pasi gardiani Reynet kishte pritur. Në fund realizoi Germain (89’), pas një asisti të Sanson dhe Thauvin, që shfrytëzoi pasimin e Amavi-t (90’). Dy gola të fundit shumë të shpejtë për vendasit, që morën 3 pikë mjaft motivuese. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan