Ligue 1/ Monaco kalon pengesën Nantes (video)

Hyn në fushë Radamel Falcao dhe Monaco shkëlqen në shtëpinë e Nantes. Në javën e parë të Ligue 1, skuadra e Jardim vuajti jo pak dhe u duk se do ta niste keq sezonin ri futbollistik, por kolumbiani ishte shpëtimtari i tyre.

Ai ia ndryshoi rrjedhën lojës dhe miqtë shtuan presionin dhe realizuan 3 gola brenda 14 minutave lojë. Në të 69-ën Rony Lopes ndoqi me zgjuarsi aksionin në shtyllën e dytë, e realizoi me kokë golin që zhbllokoi takimin. Në minutën e 80-të Stevan Jovetic, pasi mori një pasim nga Falcao, nuk gaboi përballë portierit, ndërsa goditjen përfundimtare vendasve, ia dha kolumbiani. Në kohën shtesë Sala shënoi golin e nderit për vendasit. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan