Lilaj e mbyll me dopietë te Skënderbeu, zbulon ku do të transferohet

Sabien Lilaj ishte protagonisti absolut i Skënderbeut në suksesin 1-0 ndaj Laçit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Mesfushori korçar ktheu në gol 11-m e fituar nga Xhejms, ndërsa ishte një nga më të mirët në fushë. Në përfundim të finales, 28-vjeçari duke pranuar kënaqësinë e trofeut theksoi, se e ardhmja e tij nuk është më te Skënderbeu, pasi ka disa oferta të rëndësishme.

“Jam shumë i lumtur, pasi ishte një nga objektivat tonë. Kur i arrin objektivat sigurisht që ndihesh i lumtur. Jemi shumë të kënaqur, pasi pas suksesit në kampionat Kupa ishte objektivi ynë dhe e realizum me sukses”, tha Lilaj për “RTSH”.

E ardhmja – “Ishte një ndeshje që e shijova shumë, nuk e di të thëm nëse do të jemë pjesë e Skënderbeut në të ardhmen”.

Oferta nga Palermo – “Realisht unë nuk kam patur një ofertë zyrtare. E kam theksuar që kam patur një kontakt nga menaxheri Murati, por nuk më ka thënë asnjë emër. ‘Kemi disa kontakte nga Italia’, kështu më ka thënë. Vetëm kaq”.

Vetëm Itali apo edhe jashtë? – “Nuk ka rëndësi, mjafton të bëhet diçka dhe të luaj në një kampionat më të fortë”. /EDS/

***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan