Lille konfirmon se ka refuzuar 80 milionë euro nga Kina për Pepen

08 Mars 2019

Nicolas Pepe është njëri nga yjet më të mëdha këtë edicion në Ligue 1.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka pasur paraqitje fantastike me Lillen, duke ndihmuar skuadrën e tij të jetë në pozitën e dytë në Ligue 1.

23-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 30 takime, shifra që ia kanë ngritur edhe çmimin e tij.

Interesim për yllin afrikan kanë shfaqur shumë skuadra të mëdha evropiane, por edhe ato nga Kina.

Së fundmi skuadra franceze ka refuzuar një ofertë prej 80 milionë eurove nga një skuadër kineze, emri i të cilës nuk është bërë publik.

Nicolas Pepe. (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

“Pepe meriton të luaj në kampionate të mëdha dhe kemi marrë disa oferta për të. Së fundmi kemi refuzuar 80 milionë euro nga një skuadër kineze, pasi lojtari dëshiron të luaj në ndonjë klub të rëndësishëm”, ka thënë trajneri i Lille, Gerard Lopez për Canal +.

Arsenal, Manchester United, Manchester City, Tottenham dhe Chelsea janë skuadrat e interesuara nga Anglia.

Por në garë për lojtarin është edhe gjiganti gjerman Bayern Munich si dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

www.telegrafi.com