Lingard: United do ta sulmojë Tottenhamin

12 Janar 2019

Sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard, ka pranuar se klubi nga Old Trafford do të shkojë me koncept të qartë të lojës në Londër për t’u përballur me Tottenhamin.

United është ringjallur nën drejtimin e Solskjaer duke arritur plot pesë fitore në pesë ndeshje rresht.

Dhe, Jesse Lingard thotë se ekipi për të cilin ai luan do të shkojë ta sulmojë Tottenhamin që po pretendon luftën për titull.

“Do të jetë ndeshje e vështirë, por me ecurinë që ne kemi për momentin dhe formën, ne besojmë në vete 100 për qind”.

? "I think it's one of our strengths, going forward and attacking." ✊ #MUFC

— Manchester United (@ManUtd) January 11, 2019

“Kështu që ne shkojmë atje me synimine qartë për të marrë tri pikët”.

“Ne jemi në ecuri të mirë dhe do të vazhdojmë kështu ndaj Tottenhamit, një fitore do të ishte perfekte”.

“Do të jetë interesant sepse ne po argëtojmë njerëz në tribuna, këtë do ta bëjmë edhe të dielën”.

“Ne do të sulmojmë dhe do të kërkojmë që të jetë një ndeshje jashtëzakonisht atraktive”, deklaroi Lingard.

/Telegrafi/

www.telegrafi.com