Lionel Messi konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe nuk krijon befasi fakti që ndikon edhe tek transferimet e Barcelonës.
Sic raporton gazeta spanjolle ‘Don Balon’, argjentinasi ka bllokuar transferimin e Fekir, tek katalanasit sepse mendon që nuk i përshtatshëm për skemat e Valverdes dhe nuk është lojtar i duhur për Barcelonën.
Një tjetër arsye për këtë bllokim qëndron tek fakti se Barcelona shpenzoi 142 milion £ për të siguruar shërbimet e Philippe Coutinho, gjatë merkatos së Janarit dhe francezi Fekir luan në të njëjtin pozicion me brazilianin.
Fekir është një nga talentet më premtues të Ligue 1, dhe një nga sulmuesit kryesor në kombëtaren Franceze.
Gazeta spanjolle shkruan se Fekir kishte rënë dakort për transferimin në Camp Nou, por ndërhyrja e Messit ka bllokuar gjithcka. Përfituesi kryesor nga e gjitha kjo situatë, mund të jetë ekipi Madrilen i Realit, që është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e francezit, pasi preferohet nga trajneri Zidane. /EDS/