Lionel Messi tradhtohet nga Kun Aguero në luftën për ‘Topin e Artë’: E meriton kush luan në finale të Ligës së Kampionëve

14 Maj 2019

Herën e fundit që një lojtar e fitoi ‘Topin e Artë’ pa arritur në finalen e Ligës së Kampionëve me klubin e tij është viti 2013.

Cristiano Ronaldo e mori çmimin përpara Lionel Messit dhe Franck Riberyt, pavarësisht se ndeshja finale at vit u zhvillua mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Ronaldon dhe Lionel Messi e kanë fituar nga pesë herë ‘Topin e Artë’.

Por viti 2019 mund të ketë një ndryshim në vlerësim.

Lionel Messi nuk do ta ketë mbështetjen e mikut të tij më të mirë Sergio Agueros në ceremoninë e këtij viti.

Ylli i Manchester Cityt dhe Argjentinës,  beson se ‘Topi i Artë’ duhet të shkojë tek një lojtar i luan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pra, ai është ka mbështetur një lojtar që vjen nga Liverpooli ose Tottenhami.

“Unë mendoj se për të fituar Topin e Artë, ju duhet të jeni në Ligën e Kampionëve [finale] pa marrë parasysh se çfarë”, ka thënë Aguero për Marcan.

Emrat që shkojnë në mendje janë Virgil van Dijk, Mohamed Salah, Sadio Mane, por edhe Christian Eriksen i Tottenham. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan