Lista e kombëtares, zyrtarizohet emri i parë nga Superiorja

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Maj 2018 14:35

Shqipëria luan dy miqësoret e radhës dhe me interes pritet që të shihen emrat e lojtarëve që trajneri Christian Panucci do të ftojë. Dalëngadalë do të nisin të zbulohet edhe lista, ndërkohë që emri i parë zyrtar që mësohet është ai i Kristal Abazajt. Vetë klubi i Luftëtarit ka publikuar ftesën e bërë nga FSHF për ndeshjet që kuqezinjtë zhvillojnë me Kosovën dhe Ukrainën në Zvicër. Sulmuesi anësor, u ftua për herë të parë në miqësoren kundër Norvegjisë, por nuk pati mundësinë të luante.

Me shumë mundësi këtë herë ai do të ketë hapësira dhe të gjithë do mund të shohin në ndeshje të një tjetër niveli nga Superiorja, ku ai ka shkëlqyer me fanellën e Luftëtarit. Në miqësoren kundër Norvegjisë u ftua edhe Enis Gavazaj nga kampionati ynë, sikurse edhe portieri Alban Hoxha dhe mesfushori Sabien Lilaj i Skënderbeut. Gjithashtu edhe për Sindrit Gurin pritet të ketë një ftesë, gjë që e kaq pohuar vetë tekniku italian i kombëtares, që ishte i pranishëm në stadium në takimin që Kukësi humbi me Teutën në kampionat dhe shkodrani realizoi 2 golat e skuadrës së tij.

Dokumenti i publikuar nga Luftëtari

Abazaj sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës belge të Anderlecht dhe tashmë për të nis një sfidë e vërtetë në karrierë, pasi i duhet të tregojë se sa vlen edhe në Evropë. Klubi belg pagoi 750 mijë euro te Skënderbeu për kartonin e tij, pasi e kishte ndjekur me kujdes edhe në ndeshjet me Shqipërinë U21. Me kuqezinjtë ai ia doli të shënonte edhe dy gola në ndeshjen që fituan 2-3 në Islandë dhe tanimë është pjesë e Shqipërisë së madhe. Edhe në kampionat ai ka bërë shumë mirë, duke arritur të shënojë madje 13 gola, një shifër mjaft e mirë për një sulmues anësor. Abazaj është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. /EDS/

Abazaj në grumbullimin e fundit para miqësores kundër Norvegjisë

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike