Lista e Rangnikut, publikohen emrat e bashkëpunëtorëve që kërkon te Milani

25 Maj 2020

Teksa zbarkimi i tij në “Milanello” tashmë duket si vetëm çështje kohe, Ralf Rangnik po bën të pamundurën që puna e tij si kuqezi të nisë në kushte ideale.

Sipas “Tuttosport”, gjermani ka bërë gati një listë me emrat e bashkëpunëtorëve që kërkon të ketë me vete në aventurën e tij të parë në Itali. Në fakt, e përditshmja torineze ka mësuar edhe emrat e listës së Rangnikut, i cili si zëvendës kërkon Robert Klaus (trajner prej një dekade në akademinë e Lajpcigut) dhe Lars Kornetkën analisti taktik me të cilin është njohur te Shalke dhe prej dy vjetësh e ka punësuar te Lajpcigu.

Si përgatitës atletik Rangnik ka kërkuar Daniel Belhau (te Shalke dhe Lajpcig kanë punuar bashkë) teksa si analist statistikash Dominik Çeglan. Problemi mund të lindë vetëm për trajnerin për portierët sepse 61-vjeçari kërkon me vete te Milani Frederik Gosling (bashkëpunëtor te Lajpcigu) teksa klubi kuqezi këmbëngul për të mbajtur Luixhi Turçin dhe Emiliano Betin që janë dyshja aktuale e cila punon me vëllezërit Donaruma dhe Begoviçin.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan