LIVE| Benevento-Inter/ Gafë e pafalshme e Handanoviç, skuadra e Inzagit ngushton rezultatin (VIDEO)

30 Shtator 2020

Interi luan me Beneventon në transfertë duke filluar nga ora 18:00, në një ndeshje ku zikaltërit e Kontes do të kërkojnë fitoren e dytë në kampionat. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, kjo duke parë edhe paraqitjen e skuadrës së Inzgait në ndeshjen e fundit, ku mposhtën 3-2 me përmbysje Sampdorian.

Interi i ka fituar të dyja sfidat në Serinë A kundër Beneventos: 2-1 në transfertën e tetorit 2017 me dopietë të Brozoviçit dhe 2-0 në shtëpi në shkurtin e 2018-ës me gola të Shkriniarit dhe Ranokias. Benevento është një nga katër skuadrat kundër së cilës Interi ka 100% të fitoreve në Serinë A, së bashku me Frozinonen (4 nga 4), Pistoiezen (2 nga 2) dhe Trevizon (2 nga 2).

Zikaltrit kanë fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit kundër skuadrave të porsangjitura në Serinë A (2 barazime). Humbja e fundit ka qenë shtatorin e 2018-ës kundër Parmës. Megjithatë, dy transfertat e fundit të Interit kundër skuadrave të ardhura nga Seria B në këtë kategori kanë përfunduar në barazim. Interi ka fituar 2 transfertat e fundit të kampionatit pa pësuar gol; zikaltrit nuk arrijnë në 3 ndeshje me portën e paprekur jashtë fushe në Serinë A që nga shtatori 2013.

Në krahun tjetër, me suksesin kundër Sampdorias, Benevento ka grumbulluar vetëm një pikë më pak sesa në gjithë fazën e vajtjes në sezonin paraardhës në Serinë A (4, në edicionin 2017-’18). Si Benevento po ashtu edhe Interi kanë fituar ndeshjen e tyre të debutimit në këtë kampionat me një përmbysje gjatë 20 minutave të fundit të lojës.

LIVE| BENEVENTO-INTER 1-3

Kaprari 34’/ Lukaku 1′, 27′, Galiardini 25′

FORMACIONET ZYRTARE:

www.panorama.com