LIVE| Juventus-Sampdoria/ Ronaldo “përshëndet” Pirlon me gol, portugezi nis sezonin me këmbën e mbarë (VIDEO)

20 Shtator 2020

Po luhet pjesa e dytë e takimit Juventus-Sampdoria. Bardhezinjtë vazhdojnë të kryesojnë me golin e Dejan Kulusevskit. 

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo ka ndryshuar fizionominë e lojës së kampionëve të Italisë, të cilët kanë luajtur me intensitet të lartë të qarkullimit të topit në gjysmëfushën e Sampdorias, diçka që juve nuk e ka patur prej vitesh një karakteristikë të tillë.

Në pjesën e dytë, trajneri Andrea Pirlo ka inkuadruar De Shiljon në vend të Frabotës.

LIVE| Juventus-Sampdoria 3-0

Kulusevski 14′, Bonuçi 79′, Ronaldo 89′

Formacionet zyrtare
Juventus (3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Rabio, MekKini, Ramsej, Frabota; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Sampdoria (4-5-1): Audero; Berezinski, Toneli, Kolej, Augelo; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Jankto, Leris; Bonacoli. Trajner: Klaudio Ranieri.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com