LIVE| Juventus-Verona/ Vjen nga stoli dhe shënon, Kulusevski barazon për ekipin e Pirlos (VIDEO)

25 Tetor 2020

Juventusi pret në shtëpi Helas Veronën, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serinë A.

Bardhezinjtë e Pirlos do të kërkojnë të rikthehen të fitorja në kampionat, pas barazimi 1-1 ndaj Krotones një javë më parë. Megjithatë nuk do e kenë aspak të lehtë, pasi Verona na ka mësuar se di t’iu hapë probleme skuadrave të mëdha.

Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin. Mungesat te “Zonja e Vjetër” do të jenë të shumta, teksa nuk janë të gatshëm për sfidën e sotme, Kristiano Ronaldo, Aleks Sandro, Xhiorxhio Kielini, Federiko Kieza, dhe Matajs De Ligt.

Në formacionin me skemë 3-4-1-2, Pirlo ka vendosur në qendër të sulmit Moratën me Dibalën, teksa pas tyre do të jetë Ramsej, në mesfushë startojnë, Kuadrado, Artur, Rabio dhe Bernardeski. Demiral, Bonuçi dhe Danilo formojnë treshen e mbrojtjes, teksa pas tyre në portë qëndron Shezni.

LIVE| Juventus-Verona 1-1

Kulusevski 78’/ Favili 60′

Goli i anuluar i Moratës për pozicion jashtë loje.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com