LIVE| Milan-Bolonja/ Goli i Ibrës, kuqezinjtë e Piolit e mbyllin në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

21 Shtator 2020

Dalja e parë sezonale vlen shumë për sezonin, pavarësisht se është vetëm java e parë e Serisë A. Kuqezinjtë e Milanit, kanë zbritur në fushë në orën 20:45 për t’u përballur ndaj Bolonjës së Sinisha Mihajloviç në shtëpi.

Të besuarit e Piolit do të tentojnë ta nisin sezonin e ri, aty ku përfunduan atë të kaluar, me një mori suksesesh radhazi, ku në 12 javë koleksionoi 35 gola nga 12 shënues të ndryshëm.

Të dy teknikët kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë, futbollistët më të mirë që kanë në dispozicion në këtë javë të parë të kampionatit. Për sa i përket blerjes së bujshme, Tonali, ai nuk është preferuar nga minuta e parë, teksa do ta nisë sfidën nga stoli.

LIVE: MILAN – BOLONJA 1-0

Ibrahimoviç 35′

FORMACIONET ZYRTARE:

MILANI (4-2-3-1): Donaruma, Kalabria, Kjaer, Gabia, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Kasijeho, Çalhanoglu, Rebiç, Ibrahimoviç.

BOLONJA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Tomijasu, Danilo, Dijks; Dominguez, Shuten; Orsolini, Soriano, Barrou; Palasio.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com