LIVE| Milan-Juventus/ Dominim i kuqezinjve, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura

13 Shkurt 2020

Milani dhe Juventusi  matin forcat mes tyre, duke filluar nga ora 20:45 në “San Siro”, në ndeshjen e parë gjysmë-finale të Kupës së Italisë.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë ndeshje, pas disfatave që pësuan në fundjavë, Milani ndaj Interit në derbi, ndërsa Juventusi ndaj Veronës. Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin maksimumin nga fusha e lojës.

Skuadrat janë përballur plot 25 herë në Kupën e Italisë mes tyre, me bardhezinjtë që kanë marrë 11 fitore, ndërsa kuqezinjtë kanë marrë 7 fitore, ndërkohë që 7 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Kuqezinjtë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve në këtë ndeshje, të cilët pritet të jenë mbi 70 mijë, një numër që është rekord për ndeshjet e Kupës së Italisë. Të dy trajnerët kanë zgjedhur formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

LIVE| Milan-Juventus 0-0

40′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Teo Hernandez, i cili ashtu si Ibra do të mungojë në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Torino.

30′ Ibrahimoviç ndëshkohet me të verdhë dhe plotëson numrin e kartonëve, si pasojë e kësaj do të humbasë ndeshjen e kthimit

Formacionet zyrtare:

Milan: (4-4-1-1) Donaruma, Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez, Kastijeho, Kesi, Benaser, Rebiç, Çalhanoglu, Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

Juventus: (4-3-3) Bufon, De Shiljo, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sanrdo, Ramsej, Pjaniç, Matuidi, Kuadrado, Ronaldo, Dibala. Trajner: Mauricio Sarri.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com