LIVE| Napoli-Barcelona/ Katalanasit “dhuratë” italianëve, Mertens nis festën në “San Paolo” (VIDEO)

25 Shkurt 2020

Napoli pret në shtëpi Barcelonën ditën e sotme në ndeshjen e parë për 1/16 e Ligës së Kamionëve.

Një ndeshje shumë e veçantë për teknikun napolitan, Xhenaro Gatuzo, i cili do të bëjë debutimin e tij si trajner në këtë kompeticion. Pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të përpiqen të marrin maksimumin.

Barcelona pavarësisht problemeve të shumta me dëmtimet, dëshiron të marrë një rezultat pozitiv për të qenë më të qetë në ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet në “Kamp Nou”. Mesi luan në një stadium ky bashkëkombësi i tij, Maradona, bëri historinë dhe do të kërkojë të lerë gjurmë.

Napoli do të kërkojë të bëjë surprizën ndaj katalanasve, teksa Gatuzo ka vendosur që ta nisë me mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj nga stoli.

Pas një gabimi në mbrojtjen e Barcelonës, napolitanët e shfrytëzuan më së mirë mundësinë dhe kaluan në avantazh me belgun Dris Mertens.

LIVE| Napoli-Barcelona 1-0
Golashënues: Mertens 30′

Formacionet zyrtare:

Napoli: Ospina, Mario Rui, Maksimoviç, Manolas, Di Lorenco, Zielinski, Deme, Fabian Ruiz, Insinje, Mertens, Kajehon. Trajner: Xhenaro Gatuzo.

Barcelona: Ter Shtegen, Semedo, Umtiti, Pike, Firpo, De Jong, Buskets, Rakitiç, Vidal, Mesi, Grizman. Trajner: Kike Setien.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com