Liverpool 4-3 RB Salzburg, notat e lojtarëve

02 Tetor 2019

Liverpooli ka fituar me shumë mund në Anfield Road ndaj Red Bull Salzburgut me rezultat 4-3 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Golat për The Reds i shënuan Sadio Mane (9’), Andy Robertson (25’) dhe Mohamed Salah (36’/69’), gjersa për mysafirët Hwang Hee-Chan (39’), Takumi Minamino (56’) dhe Erling Haaland (60’).

Kampioni në fuqi i garës më të madhe në Evropë për klube ishte dukshëm më i mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Salzburgu u vlerësua me 6.63.

Liverpool vs RB Salzburg (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi egjiptian shkaku i dy golave të shënuar, e që mori notën 8.8.

Lexo po ashtu: Shtatë gola të shënuar, Van Dijk trupërohet – Liverpool fiton me shumë mund ndaj RB Salzburgut

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte portieri i mysafirëve, Cican Stankovic, me vlerësimin 5.6.

Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të RB Salzburgut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

www.telegrafi.com